Ngjarje e frikshme në Japoni, mijëra peshq të ngordhur përfunduan në një plazh

Mijëra peshq të ngordhur kanë përfunduar në një plazh të Japonisë veriore dhe askush nuk e di pse.

Peshqit kryesisht sardele përfunduan të enjten në mëngjes në bregun e Hakodate-s, që shtrihet në ishullin kryesor më verior të Hokkaido-s, transmeton Telegrafi.

Shtrirja e tyre në këtë breg ishte rreth 1.6 kilometra përgjatë vijës bregdetare.