Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, në emisionin Kojshia Show, tha se dje rreth orës 17:00, dy persona i kishin shkuar në shtëpi për t’ia përcjellë mesazhin e familjes Ademi se ua ka një gjak borxh.
Ai këtë deklaratë e bëri mbrëmë kur ky emision po xhirohej.
“Për fat të keq, sonte nga ora 17:00 më kanë ardhë dy njerëz në derë edhe më kanë thanë që ‘na ke gjakun borxh. Mos dil mo se na ki gjakun borxh’. Unë reagova, iu thashë ‘ose s’jeni kah e kuptoni, ose jeni kah e luani lojën e dyfishtë se ju në media po thoni që ia këna lanë drejtësisë, kurse mua po më vini te dera. Ju në media po thoni ia këna lanë drejtësisë, amo pas mediave po më vini te dera. Unë nuk kam ku me ikë, kur të don le t’më vret, çka kom me ba’”, tha Murseli.
Ai në këtë emision përmend edhe emrat e personave që i erdhën në shtëpi dhe thotë se për këtë e ka lajmëruar edhe Policinë dhe se këtë lajm e kanë marrë edhe dy familje tjera.
Për më shumë detaje, shikoni emisionin nga minuta 34:00: