Alba dhe Shqipja sot kanë debatuar me tone të larta.
Shqipja ka kritikuar Albën se ajo në lojë vetëm është pasuar si top, nga dikush te dikush tjetër.
Kjo gjë e ka revoltuar Albën, e cila me zë të lartë i thoshte Shqipes se ajo nuk di gjë, vetëm flet kot.
“Njësoj si ti, që nuk di të argumentosh”, ia ka kthyer Shqipja.
Më tutje Shqipja ia përmendi Albës edhe vizitën e motrës së saj, që sipas Shqipes ajo ia ka tërhequr vëmendjen që të ketë kujdes sepse e kanë përdorur Albën.
Por Alba ka mohuar se motra e saj i ka thënë diçka rreth lojës ose sjelljes së saj, por vetëm e ka këshilluar që mirësinë mos t’ia keqpërdorin.
Me kaq nuk mbaruan thumbimet e Shqipes, e cila i tha Albës që “shumë shpejt do t’i dali fytyra e vërtetë”.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.