Rekordi Guinness për palosjen më të shpejtë të një letre në formë aeroplani dhe hedhjen e saj u thye nga një burrë në Idaho, i cili e bëri këtë për 6.15 sekonda.
Siç raportohet, rekordi i mëparshëm kishte qenë 7 sekonda, transmeton Telegrafi.
Amerikani David Rush që theu rekordin e ri, tha se u ushtrua dy ditë përpara se ta bënte një përpjekje në kamerë, por pasi ngarkoi videon e tij ai zbuloi se një pjesëmarrës tjetër kishte mposhtur kohën e tij.
Ai iu kthye sfidës në mbrëmje dhe arriti ta bënte këtë për 6.15 sekonda, mjaftueshëm për ta fituar titullin e Guinness. /Telegrafi/