Ditën e sotme po komentohet jashtëzakonisht shumë lidhur me situatën e fundit në “BBVK”, ku po thuhet se transmetimi është ndërprerë për disa orë.
Madje po raportet se ka pasur edhe dhunë brenda shtëpisë.
Lidhur me këtë ka reaguar moderatori i këtij formati, Alaudin Hamiti.
Sipas tij, ndërprerja e transmetimit ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik në Artmotion.
Ky defekt ka errësuar dy kanale të platformës, por që pas intervenimit transmetimi është rikthyer pas një ore e gjysmë.
Aludimet për dhunë fizike i ka hedhur poshtë, teksa i ka cilësuar si të rreme.
