“Deri të na mbyt ndokënd” Banori i Skenderajt në hall nga Shtylla elektrike, KEDS’i kërkah!

Një shtyllë elektrike në fshatin Turiçec të Skenderajt është po thuajsë e gjiths e shtrirë në mës të arës së banorit Abaz Smajli, shkruan portali rajoni.org.

Siç shihet nga pamjet e dërguara nga vetë Smajli, shtylla është prej druri dhe gati për të rënë e tëra në toke, gjë që po i pamundëson të punoj arën dhe po i ndihet i rrëzikuar saherë e punon atë fushë.

“Tensioni i lartë është 30 centinetea mbi tokë. Grurin nuk po muj me e mbiell për shkak të saj. Përkundër raportimëve, KEDS’i nuk po vjen me e rregullu. Nuk po frikesohem për vetë po me shumë po frikësohem për fëmijet e mi kur po vijnë këtu – e si duket po presin më na mbyt ndokënd për me ardh me rregullu”, thotë Abazi për portalin rajoni.org.