Ditë më parë u bë virale fotoja e pagëzimit në Kastriot e ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Gecit.
I njëjti për insanderin pati mohuar pretendimet e Famullisë së Shën Mihillit në fshatin Doblibarë të Gjakovës, se është konvertuar në katolik dhe se ka ndryshuar emrin.
Por, edhe pse nuk dihet arsyeja e takimit, Sabit Geci sot është shfaqur në shoqërinë e një imami.
Kryeimami nga Podujeva, Bekim Jashari, para pak minutash ka ndarë në Facebook, një foto me Sabit Gecin.
“Me Sabit Geci, ushtarë i kryeheroit Adem Jashari. E morëm amanetin e tij. Zoti e bekoftë popullin tonë!“, ka shkruar Imami Jashari.
