Sot ( 5 dhjetor) u nda nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi. Reagimet të shumta kanë qenë në rrjet për humbjen e madhe të artit shqiptar, me mesazhe ngushëllimi për familjen e aktorit.
Por, këto mesazhe kanë revoltuar Ina Kollçakun, e cila në Instagram ka bërë një postim ku shkruan “të drejtë kanë këto njerëz të vajtojnë vdekjen e dikujt që nuk e deshën, vlerësuan apo përkrahën së gjalli”.
“Traditat tona pas vdekjes, vaji dhe zija më tmerrojnë aq sa më impresionojnë. Ndoshta katarsisi që kalojmë në atë proces është i nevojshëm aq sa edhe tronditës!
Gjithmonë më ka inatosur vetëm diçka. Sa të drejtë kanë këto njerëz të vajtojnë vdekjen e dikujt që nuk e deshën, vlerësuan apo përkrahën së gjalli. Asosacioni i sotëm për gjithë ata që mendojnë se kanë të drejtë të postojnë Mirush Kabashin dhe pse nuk e panë kurrë në teatër!
Sa të drejtë morale kanë?”, shkruan ajo.