Është mbajtur seanca e radhës për rastin e sulmit ndaj Valon Sylës në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Aty të gjitha palët kanë thënë fjalët e tyre.
Prokurori i rastit ka deklaruar se të akuzuarit janë të radikalizuara andaj duhet të dënohen për veprimin e kryer.
Kurse, të akuzuarit çuditërisht kanë thënë se e pranojnë vetëm gjykimin e Allahut, duke dalur kundër avokatëve të tyre.
Seanca e sotme nisi me vonesë pasi institucionet kishin harruar ta sjellin në gjykatë njërin prej të arrestuarve.
Seanca ku do të shpallet vendimi është caktuar më 7 dhjetor.
Valon Syla ishte sulmuar brutalisht pas disa ironive lidhur me dhuratën që e kishte pranuar një imam në Prizren, që ishte veturë e tipit Mercedes.
Seanca e sotme: