Vesa nuk bëhet pishman për deklaratat e saj për Mërgim Berishën

Vesa Vllasaliu ishte pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, pothuajse për një muaj.

Pothuajse ka dy javë që rrugëtimi i saj në këtë format ka marrë fund, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka bërë rrëfimin e parë pas daljes nga aty.

Ajo në këtë mes ndau edhe disa detaje se si shoqja e ngushtë ia mori burrin, ndërkohë që dinte gjithçka për marrëdhënien e saj, madje e kishte caktuar ditën e dasmës.

E pyetur në “Big Talk” nëse është pishman për deklaratat që bëri në BBVK, ajo ishte e prerë në përgjigje.

“Aspak” u shpreh Vllasaliu.

Vesa gjithashtu tha se nuk është pishman edhe për përfshirjen e personave të tjerë, siç e përmendi të vëllanë e Mërgimit./Lajmi.net/