Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi bëri një deklaratë që shkaktoi të qeshura në studion televizive ku ai është në rolin e analistit.
Duke folur për ecurinë e Ferizajt pas largimit të tij, Ismet Munishi tha se askush në jetë nuk i ka mbetur borxh, përveç babait të tij, e cila nga panelistët u kuptua në një formë tjetër e që shkaktoi shumë të qeshura në studio.
“Veç baba jem më ka mbet borxh. Vetëm ai ma ka bërë një punë që unë nuk mund t’ia bëjë atij” – deklaroi Munishi.
“Mua më vjen shumë mirë për klubin. Kam kaluar shumë mirë aty. Më vjen mirë për tifozët. Është mirë për futbollin e Kosovës. Është një klub i organizuar”, shtoi ai më tej.
Ismet Munishi që pas largimit nga Ferizaj është trajner i lirë dhe momentalisht është në rolin e analistit të futbollit.
/GazetaSinjali/