Mes lotësh babai i Naim Murselit u dërgon një mesazh familjes së Liridonës

Për herë të parë babai pas arrestimit të Naim Murselit ka rrëfyer për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë para pak ditësh nga bashkëshorti i saj që dyshohet se pagoi vrasësit.

Ai ju ka shprehur ngushëllime familjes së Liridonës i cili edhe pati një mesazh për familjen e Liridonës.

“Ajo m’ka thirr shpesh, hajde bac tkom bo buk, une jam ma i mërzitur se ata, i’au shpreh ngushëllimet ma te sinqerta. Mesazhi im kishte me qene, hajdeni ti ndërrojme venat”.

Tutje ai tha se të ndjerën e ka dashtë më shumë se fëmijë e vet.

“Unë jam shumë i tronditur. Liridonën e kam dashtë më shumë se vajzat e mia. Ishin disa policë aty, kontrolluan, nuk kishte asgjë. Një polic kërkoi ta lirojnë dhomën. Jemi ulur në krevat unë e ai polici. Më tha ‘Zotëri po me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme që Naimi është kryesi i veprës’. Aty unë jam tronditur sepse me ma pas dhënë krejt botën, nuk do të më shkonte as mendja që djali im e bën atë“, ka thënë ai në një intervistë për Nacionale.