Eksperti i Teknoloigjisë dhe Informacionit, Gentian Progni ka ngritur alarmin në lidhje me certifikatat që dalin nga e-albania.
Në një reagim nëpërmjet rrjeteve sociale, Progni shprehet se është alarmante që çdo dokument i dalë me vulë elektronike në e-albania, është lehtësisht i ndryshueshëm gjatë kohës që gjenerohet.
Ai i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet për rastin.
DENONCIMI I PROGNIT
Alarmante, çdo dokument i dalë me vulë elektronike në “e-albania” është lehtësisht i ndryshueshëm gjatë kohës që gjenerohet!
Çdo institucion bankar, çdo institucion privat dhe shtetëror duhet të bllokojë pranimin e dokumenteve të gjeneruar nga “e-albania” me vulë elektronike!
Ftoj prokurorinë të hapë hetimet, SPAK të hetojë pse është lënë kjo hapësirë kaq e thjeshtë për editimin e dokumenteve.Praktikisht, unë mund të martohem me dokument zyrtar me kë të dua, të bëj dokument zyrtar me çfarë emri dhe mbiemri të dua, certifikatë pronësie si të dua, etj etj !!!! /oranews.tv