Avokati serb, Cedomir Stojkoviq ka thënë se gjashtë nga shtatë paritë kryesore që garojnë në zgjedhjet e dhjetorit në Serbi, janë pro ruse dhe e zhvillojnë fushatën e tyre duke përdorur Kosovën.
Lidhur me këtë, ai ka apeluar ndërkombëtarët që të ndërhyjnë, pasi konsideron se narrativat ekzistuese të Serbisë kërcënojnë sigurinë e Evropës.
“Në Serbi, partitë politike edhe një herë po e përqendrojnë fushatën e tyre në Kosovë dhe:- në të njëjtën kohë, ata kryejnë programim emocional/psikologjik të votuesve të Serbisë për të ruajtur konfliktin gjatë dekadave të ardhshme… 6 nga 7 partitë kryesore politike në zgjedhje janë parti të hapura ruse”, ka shkruar ai.
Duke tërhequr një paralele mes fushatës së partive aktuale, Stojkoviq ka kujtuar edhe të bëmat e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, për të cilin k theksuar se fushatën e tij e ka fokusuar edhe në temën e Kosovës.
“Kjo rezultoi në luftëra, shkatërrime, viktima të mëdha dhe krime lufte. Perëndimi nuk duhet të flejë në të ardhmen dhe të vazhdojë të refuzojë të ndërhyjë drejtpërdrejt në politikën e brendshme të Serbisë, sepse narrativat ekzistuese kërcënojnë sigurinë e Evropës në afat të gjatë. Perëndimi duhet të marrë përsipër që të ndërhyjë drejtpërdrejt në situatën politike në Ballkan”, përfundon ai në X.