Analisti i përhershëm në emisionin sportiv “Favorit” në T7, Ismet Munishi foli lidhur me ecurinë e Kosovës në ciklin kualifikues për Euro 2024.
Ai foli për trajnerin e ardhshëm potencial për Kosovën dhe komentoi kandidaturën e Tahir Batatinës dhe mundësinë e zgjedhjes së Ilir Dajës.
“Unë shumë e vlerësoj gatishmërinë e Tahirit. Është treguar shumë i fuqishëm në organizim të skuadrës, në ndërtim të stadiumit. Kur një koleg i imi shfaq interesimin, nuk është etike. Edhe Tahiri i ka gabimet e veta, por ne duhet me e përkrah. Nuk dua me u përgjigjë në pyetjen a jam i gatshëm të marrë drejtimin e Kosovës. Po përflitet trajneri i Ballkanit, Ilir Daja. Me rezultate sportive, edhe ai është kandidat serioz. Pse mos me provu me trajner vendorë. Ne kemi tendencë me bë shumë bujë edhe mos me bë kurgjë hiç”, tha Munishi.