Të premten e 26 nëntorit të vitit 2021, në Gllogjan të Deçanit ndodhi një ngjarje që tronditi mbarë vendin.
Raportohej se një person i maskuar kishte shtirë me breshëri plumbash drejt autobusit që po bartte nxënës nga Gjakova në Deçan. Me ç’rast, mbetën të vrarë shoferi i autobusit Gani Gjokaj dhe dy nxënës të moshës 17 vjeçare, Ledion Hamzaj e Genta Mustafaj.
Kujtojmë se asokohe dyshohej se kjo vrasje e rëndë lidhej me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, e cila i kishte dhënë fund jetës së saj më 14 qershor 2020.
Të arrestuar për këtë rast, fillimisht kanë qenë Halil Mehmetaj me djemtë e tij, Kreshniku, Kastrioti e Malsor Mehmetaj.
Tani, ky i fundit është i lirë. Në një intervistë për Nacionalen për rastin në fjlë ai e mohon se kjo vrasje e tre fishtë ka pasur të bëjë me motrën e tij tashmë të ndjerë e shoferin që u vra.
“Kurrë në jetë as nuk e kam njoftë shoferin, as nuk jemi marrë me të as kurrgjë. Domethënë nuk kemi të bëjmë ne asgjë me këtë punë. Për këtë kam dëshmi të gjalla me të cilat do të vijë dita që do ti publikoj”.
Sa i përket vetëvrasjes së motrës, Heroinës, Mehmetaj thotë se ajo nuk ka lënë aasnjë pikëpyetje.
“Motra nuk e ka lënë asnjë pse pëma s. Këta munden me u kap kudo.. Rasti I motrës time ka qenë tragjedi në vete”.
Flitet se, familja Mehmetaj ia pati ndaluar Gani Gjokajt që të kaloj nëpër Gllogjan. E për këtë Malsori thotë se nuk është e vërtetë.
“Ai ka udhëtu çdo ditë nëpër Gllogjan…. Ka edhe dëshmitarë të rrejshëm, që thojnë Malësori ja ka nxënë pritën, po ku janë ata dëshmitar”
Por, sipas tij ku kanë qenë babai e vëllezërit në momentin kritik?
“Qysh mundet vëllau im Kastrioti edhe Kreshniku me kanë në sallon me nënën edhe me dalë me kry vrasjen. Nëse e keni veç një dëshmi qitne e publikone… Babën e kam pas midis fshatit, e dijnë bashkëfshatarët këtë punë… unë jam kanë në punë”/Nacionale
VIDEO: