Italia e ka eliminuar Serbinë në kuadër të “Davis Cup”, apo siç njihet ndryshe Kampionati Botëror i Tenisit.
Këtë të shtunë, italianët triumfuan ndaj serbëve me rezultat 2-0 në sete.
Fillimisht Serbia kaloi në epërsi në gjysmëfinale kur Miomir Kecmanoviq mundi Lorenzo Musettin 6-7 (7-9) 6-2 6-1.
Por Sinner tregoi klasin e tij duke mposhtur Novak Gjokoviqin 6-2 2-6 7-5 dhe barazoi rezultatin.
Më pas Sinner dhe Lorenzo Sonego mundën Gjokoviqin dhe Kecmanoviin 6-3 6-4 në dyshe për të siguruar një fitore me plot emocion.
Italia në finale do të ballafaqohet me Australinë, sfidë e cila do të zhvillohet gjatë kësaj të diele.
Përndryshe, tenistët serbët edhe kësaj radhe provokuan me këngë nacionaliste kundër Kosovës.
Madje, “Davis Cup” fshiu videot e tyre që kishte publikuar, pasi këngët me të cilat hynin në ndeshje tenistët serbë, ishin të karakterit nacionalist.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Federata e Tenisit e Kosovës, e cila ka paralajmëruar se do të bëjë ankesë në institucionet përkatëse.