Ai është vrarë aksidentalisht në shtëpinë e tij në gjumë, ku edhe jetonte tash e sa vite, shkruan lajmi.net.
Kjo ndodhi pas shkëmbimit të zjarrit ndërmjet dy bandave kriminale, ku aksidentalisht njëri nga plumbat e godet, Veli Sadikun, dhe e le të vrarë.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë nipi i tij, Albi Sadiku.
Veli Sadiku ka qenë ushtar në Koshare dhe Pashtrik. Ai është nga fshati Rashan i Mitrovices.
Njoftimi i plotë:
Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi ynë!
Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe farefisin tonë se në moshën 55-vjeçare, ka ndërruar jetë Agji ynë, Veli ( Sadik ) Sadiku , duke na lënë të pikëlluar dhe me zemër të thyer.
Dhimbjen nuk mund ta shprehin dot fjalët, por kujtimi për ty Agji do të jetë i përjetshëm.
Lusim Allahun Fuqiplotë ta mbulojë me mëshirën e tij dhe ta gradojë në Xhennetul-Firdeus!