Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë” Anita Haradinaj foli për eksperiencën si opinioniste në “Big Brother VIP Kosova 2”.
Për këtë të fundit, ajo u ndal tek një moment që u shpërnda kudo në rrjetet sociale. Videoja tregonte Anitën e cila ishte duke diskutuar mbi marrëdhënien e Ganisë dhe Brikendës.
Haradinaj u shpreh se nuk e vinte në dyshim që ata ishin thjesht miq, pasi Brikenda është yll e bukur, ndërsa për Ganinë përdori fjalët: “nuk e di nëse e ke parë ndonjëherë veten në pasqyrë”.
Anita Haradinaj tha për “Jo Vetëm Modë” se komenti i saj nuk kishte të bënte vetëm me pamjen vizuale ose fizike, pasi sipas saj, njeriu mund të shikohet në pasqyrë për shumë arsye.
“Ndodh ajo që ndodh në ‘Big Brother’, ndodh lojë, ka dinamik shumë. Karakteret janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Janë po ashtu të ndryshëm edhe nga ‘Big Brother’-i i parë, edicionin e parë. Në vitin e kaluar kishim një kast më të pjekur në moshë, këtë vit ka më shumë të rinj.
Po me sportivitet do e kaloj unë se ajo është ‘Big Brother’, unë do jap opinionin tim. Unë kështu e pash. Ajo gaca ishte gocë e mirë, tani unë mes Ganisë dhe asaj, unë patjetër atë do mbroja sepse në fund të fundit është femër. Njeriu në pasqyrë shikohet për shumë arsye, jo vetë se a duket bukur. Nuk kishte të bënte vetëm me pamjen vizuale ose fizike” – përfundon Anita Haradinaj.