Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” raporton sot se trupat britanike janë duke patrulluar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë si pjesë e trupave të KFOR-it, trupa të cilat pritet të shtohen si pasojë e shqetësimeve se mund të rikthehet konflikti në mes të dy shteteve, pas një serie incidentesh në muajt e fundit.
Reuters shkruan se tashmë ushtarët britanikë janë vendosur në kufi dhe po patrullojnë me ndërrime 18 orëshe në kushte dimri për t’u siguruar që më nuk futen në Kosovë armë apo grupe të armatosura.
Togeri britanik ka dekalruar për Reuters se po kujdesen të marrin informacione për çdo aktivitet të paligjshëm ose të dyshimtë dhe për çdo sjellje apo lëvizje specifike.
“Aktualisht ne jemi këtu në një patrullë rutinë, e cila konsiston në kuptimin e modeleve të jetës, marrjen e inteligjencës për çdo aktivitet të paligjshëm ose të dyshimtë që më pas i dërgohet KFOR-it (misioni i NATO-s) dhe më lart,” ka thënë për Reuters toger Joss Gaddie nga Ushtria Britanike në afërsi të kufirit me Serbinë.