Politikania serbe, Milica Gjurvgjeviq Stamenkovski ka publikuar një fotografi në platformën “X” duke pretenduar se është futur brenda territorit të Republikës së Kosovës përmes maleve.
Gjurgjeviq ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës ia kanë ndaluar hyrjen për vite me radhë duke e konsideruar si rrezik për “rendin kushtetues”, derisa pretendon se mbrëmjen e së premtes është futur përmes malit brenda territorit të Kosovës, konkretisht në fshatin Reçicë,
“Ata menduan që do të më ndalnin edhe sonte, por siç thash, kush e di synimin, e di rrugën, edhe nëse është përmes maleve. Përshëndetje nga fshati Reçicë”, ka shkruar ajo.
Siç raporton “Danas”, Gjurgjeviq paraprakisht kishte folur drejtpërdrejt në Facebook nga fshati Restelicë i komunës së Kurshumlisë, rreth njëqind metra larg kufirit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe se ka paralajmëruar se do ta futej në territorin e Republikës së Kosovës./GazetaExpress/