Mbrëmjen e së premtes, Olta Gixhari ka rikthyer në spektaklin e kërcimit “DWTS” papritur debatin mes Luiz Ejllit dhe Eno Popit.
Teksa njerëzit e Atalantës brohoritën dhe bënë tifo pas performancës së saj, ka ndërhyrë Olta Gixhari, e cila se edhe ajo do marrë me vete fisin e Eno Popit.”Ta shikoni ju kur të marr fisin e Enos këtu, mos më acaroni nervat tani. Eno hajde Eno”, tha aktorja e njohur, ndërsa prezantuesi u afrua dhe e puthi atë në faqe.
Olta është e vetmja që mesa duket nuk lë pas inatet, pasi akoma nuk e ka uruar publikisht pritjen e ëmbël të Luizit dhe Kiarës.