Këngëtarja boshnjake Selma Bajrami, që ka audiencë të gjerë në Serbi, është bërë cak i sulmeve të mëdha në mediat serbe, pasi në një video të publikuar në rrjetet sociale u pa të ketë interpretuar këngë shqip e duke bërë shqiponjën dykrenore me duar.
Këngëtarja ka thënë se është kërcënuar pas publikimit të videos nga performanca e saj në Sarajevë.
Pasi mediat dhe publiku në Serbi iu hodhën me akuza, këngëtarja në rrjete sociale ka shkruar se “komentet nuk e ndalin” dhe se “publiku serb e di se kush është ajo”.