Presidenti Vuçiç iu ka drejtuar një thirrje mbështetësve të tij, tashmë që fushata për zgjedhjet parlamentare në Serbi sapo ka nisur.
Lideri serb kërkoi nga qytetarët serbë që të marrin në dorë fatet e tyre dhe premtoi se nëse fiton në këto zgjedhje, Serbia nuk do të ndalet më.
“Në zgjedhje ju duhet të zgjidhni një rrugë. E di që nuk është e lehtë, por duhet të tregoheni seriozë për veten dhe për vendin tuaj. E keni parë që nuk ka qenë e lehtë për ne që të kishim bisedim me Kosovës, dhe e di që nuk do të jetë as në vazhdim. Kam 11 vjet që dëgjoj se si e kemi humbur Kosovën. Ju them sërish zgjedhjet janë çështje serioze. Ju jeni pronarët e së ardhmes tuaj. Secila nga votat tuaja vendos se si do të jetoni, ndaj ju lutemi të luftojmë”, tha Vuçiç.