Në mediat ndërkombëtare, raportet përmendën se Thaçi ishte i përfshirë në trafikimin e organeve, megjithatë në padinë e ish-Presidentit të Kosovës dhe tre të akuzuarve të tjerë në Hagë, kjo nuk përmendet.
Sipas gazetës “Le Canton27.ch” ne Zvicër, në tekstin e aktakuzës kundër Thaçit dhe kundër tre personave të tjerë në paraburgim në Hagë, thuhet se këta persona i përkasin “një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”
E njëjta akuzë gjendet në aktakuzën e ish-Presidentit serb Sllobodan Millosheviç, që duket se është bërë një “copy-past”!
Lidhur me shprehjen “ndërmarrje e përbashkët kriminale” në aktakuzë, e shoh si diçka të ekzagjeruar. Dhe unë gjithashtu dyshoj si ju, nëse ata që e përpiluan këtë akt-akuzë i bënë “copy-past”, akt-akuzës kundër Millosheviçit dhe kjo gjë nuk është e drejtë. (ICTY, Carla del Ponte: Slobodan MILOSEVIC participated in the joint criminal enterprise as set out below… The joint criminal enterprise was in existence by 1 August 1991 and continued until at least 31 December 1999. The individuals participating in this joint criminal enterprise included Slobodan Milosevic, Vojislav Selelj, Zeljko Raznatovic-Arkan, Radovan Karadztic, Jovica Stanisic...)