Konfliktet nuk kanë të ndalur në shtëpinë e Big Brother Kosova, ku dy prej banorëve, Ganiu dhe Buci, janë përfshirë në një seri përçarjesh të ashpra.
Ganiu, i cili në mënyrë të vazhdueshme ka folur për ngjarje dhe situata që kanë ndodhur jashtë shtëpisë, është ballafaquar me pyetje nga Buci lidhur me arsyen pse po i rikthen ato çështje brenda mureve të shtëpisë
“Unë e kam një bagazh shumë të madh për këtë. Mos u bëfshin senet e jashtit me hy në lojë” – u shpreh fillimisht Ganiu.
“Pse po i shtin senet e jashtit mrena, s’po të kuptoj” – është shprehur i acaruar Buci ndaj Ganiut.
Ganiu vazhdimisht ka treguar se Buci ka bërë diçka të rëndë, dhe se ka biseda të ruajtura. “Kam me të përvlu” – ka vazhduar me kërcënime ai.
Debatet e nxehta ndodhën kur Ganiu ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke akuzuar Bucin për shantazhim jashtë shtëpisë para se të hynin në spektakël.
“Para se me hy në shtëpi, mua më kanë kontaktuar disa persona që kam raport të mirë me ta jashtë, po janë edhe të afërm të Bucit.” – ka filluar deklaratën Ganiu.
“Unë shkova në njërën nga diskotekat e Prishtinës, në një vend privat e pashë një telefon. Dhe jam dalë përballë vendit që isha dhe e prita personit kush po vjen me e nxjerrë prej sirtarit, dhe e pashë që është ai. Unë i pashë bashkë prej katit të dytë. E tash a ka pasë incizim a jo, nuk e di, se unë kam qenë lakuriq i kam kryer nevojat e mia. Por prej asaj dite une e kam një brengë që ekziston një shantazh te unë.” – u shpreh Ganiu.