Novak Gjokoviq i tha një grupi tifozësh britanikë që të “heshtin” ndërsa ata u përpoqën të mbyllnin intervistën e tij me instrumentet muzikore pasi ekipi i tyre u eliminua nga “Davis Cup” nga Serbia.
Britania pësoi humbje në çerekfinale me rezultat 2-0, transmeton Klankosvoa.tv.
“Duhet të mësoni se si të tregoni pak respekt”, u tha Gjokoviq fansave.
Tenisti serb kishte festuar në fund të setit të parë duke i provokuar tifozët britanikë, megjithatë ai gjeti një arsyetim për këtë.
“Është normale që ndonjëherë tifozët të kalojnë linjën dhe në vapën e momentit edhe ju reagoni dhe në një farë mënyre tregoni se nuk e lejoni këtë lloj sjelljeje”, tha Gjokoviq.
“Ata mund të bëjnë çfarë të duan, por unë do të përgjigjem për këtë. Kështu ndodhi”.
“Unë po përpiqesha të flisja dhe ata qëllimisht po fillonin të luanin daulle në mënyrë që unë të mos flisja dhe ata përpiqeshin të më mërzitnin gjatë gjithë ndeshjes”.
Britania, e cila për herë të fundit e fitoi “Davis Cup” në vitin 2015, nuk do të kualifikohet automatikisht në fazën eliminatore të vitit 2024 pas eliminimit në çerekfinale në Malaga.