E pazakonte është se mënyra se si ra pre e vjedhjes një grua në fshatin Zhamë të Lushnjës, ku autorja, e cila ishte një grua arriti të marrë lehtësisht nga shtëpia e familjes Ibraliu shumën prej 13 milionë lekë të vjetra.
65 vjecarja Jalldize Ibraliu e paralizuar, ishte vetëm në shtëpi kur një grua trokiti në derë dhe pasi u prezantua se vinte nga Tetova dhe kërkoi ujë. 65-vjeçarja tha se e vetmja gjë që kujton është se gruaja e panjohur nisi ti fliste për magji që i kishin bërë asaj dhe familjarëve dhe prej atij momenti nuk kujton asgjë. Ajo rrëfen se nuk e mban mend se si grabitën paratë, përveçse kur vërejti mungesën e tyre në shtëpi.
Jalldize Ibraliu: Hyri te porta, thashë mikeshë jo se nuk e njihja. Më tha vij nga Tetova, du içik ujë. I thashë nga Tetova vjen për ujë ti, nuk kam mundësi unë. A nuk sheh si jam? Pa depozitën që ishte aty, mbushi ujë. Më tha dalim çik në diell, më tha të paskan bërë magji. Ime më më tha është 80 vjeçe, më tha duan që të vrasin çunin, i thashë si di unë këto llafe. E s’mbaj mend më asnjë gjë. Nuk e di ça më bëri. Më duket sikur ia kam dhënë me duart e mia. Kur mori kthesën poshtë, u mendova ça më bëri kjo grua, e shkova drejt e te lekët. I kam pas te një kasetë e vogël, se dinte asnjë vendin e tyre. Mund të ishte 40 ose 30, nuk ishte moshë e thyer.”
Kamerat e sigurisë kanë pikasur gruan e panjohur nga Tetova që vinte me makinë dhe parkoi pranë banesës. Para se te hynte ne shtëpinë e familjes Ibraliu gruaja kishte tentuar te hynte edhe në shtëpi të tjera, por pa sukses.
Arif Ibraliu: Sipas kamerës, ajo ka ardhur dhe ka parkuar makinën poshtë atje. Duke qartë kur vjen nga ura. Ka shkuar edhe tek një shtëpi tjetër aty përpara dhe e kanë përzënë. Pastaj, ka ardhur direkt këtu
Policia e Lushnjes ka nisur hetimet si dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave te sigurise te shtëpive te fshatit me qellim identifikimin dhe arrestimin e autores se grabitjes.