Wizz Air vijon me bëmat e tij që i ka kthyer kështu udhëtimet e qytetarëve në një makth me vonesat apo me anulimin e fluturimit në minutën e fundit.
Një tjetër ngjarje është shënuar ditën e sotme ku dhjetëra qytetarë mëngjesin e sotëm kanë kaluar procedurat në aeroport dhe më pas janë ngjitur në avionin e Wizz Air për në Treviso.
Fluturimi do të niste në 6.50, ndërsa pas një ore në bord pasagjerët janë njoftuar se avioni ka një defekt serioz dhe se duhet të zbrisnin.