“Pare ka Kosova” – Abdixhiku nervozohet me politikat e Kurtit: Vetëm duan të atakojnë, nuk punojnë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Kosova ka para por qeveria nuk po investon.

Ai në Pressing në T7 tha se 700 milionë euro po rrinë në bankë që dy vite.

“Qëveria i ka pas 900 milionë euro mi investu, i ka investu vetëm 29%. Pare Kosova ka, nuk ka qeveri që po i implementon këto”, tha Abdixhiku në Pressing, transmeton Express.

“Pare ka Kosova sepse i ka 700 milionë euro që po rrinë tash e dy vite në bankë. Si është e mundur zero investime kapitale në shendetësi. Nuk e kuptoj gjuhën kur del i atakon bizneset kaq ashpër, thua se janë hajna e kriminela. Paramendone njësitë tona speciale i ke në protestë, i kemi pas mësuesit e mjekët në protestë”, tha ai.

“Brenda qeverisjes sime nuk e paramendoj kësi probleme. Së paku disa probleme në ditën e parë i zgjdhi”, u shpreh kreu i LDK-së.

Sipas tij, projektet “bëhen thjeshtë, por është mungesë e vullnetit politik”.

“Angazhimin në publik e kanë si ta atakojnë tjetrin, si të prodhojmë një video për tjetrin që të tregojmë se janë të këqinj, e jo si ta bëjmë një projekt”, tha ai për pushtetin.