Lajmi i konfirmuar më në fund nga vet Luizi dhe Kiara se do të bëhen prindër të një vajze shumë shpejt, bëri xhiron e rrjetit.
Shumë dashamirës të çiftit, por edhe personazhe publikë kanë uruar ëmbëlsisht çiftin për shtatzëninë.
Mirëpo, mes gjithë këtyre komenteve, nuk shpëtoi pa u vënë re postimi i Zhaklin Lekatarit, i cili u mor si “kunjë” direkte kundrejt çiftit.
“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashuri. E trishtë”, shkroi Zhaklina, postim që me sa duket nuk i ka shpëtuar Luiz Ejllit.
Në “live-n” e fundit në rrjetin social “Instagram” nën shoqërinë e Kiarës, Luizi është shprehur duke përdorur ironinë, se ka dhe nga ato që nuk duan të kenë fëmijë.
“S’je e para që po bëhesh nënë, as e fundit. Ka dhe nga ato që s’kanë qejf, po s’ka gjë. Ata po mësohen”, është shprehur Luizi dhe sigurisht kjo është marrë si një përgjigje kundrejt Zhaklinës.