Konjufca-Qeverisë: E keni obligim t’ju përgjigjeni pyetjeve parlamentare – LDK ka qenë gjithmonë për marrëveshjet ndërkombëtare

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka dhënë qëndrimin e tij lidhur me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita dhe refuzimin e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave që t’u përgjigjen pyetjeve parlamentare të deputëtëve të opozitës deri në votimin e këtyre marrëveshjeve.

Konjufca tha se kryeministri dhe ministrat e kanë obligim t’ju përgjigjen pyetjeve parlamentare, raporton Express.

“Së pari, sa i përket pyetjeve parlamentare, po jap qëndrimin tim. Qeveria, kryeministri dhe ministrat e kanë obligim me iu përgjigj pyetjeve parlamentare.  Edhe në çdo mospërgjigje e kanë vërejtjen e qartë të parlamentit dhe kryetarit të parlamentit që kjo nuk është mirë. Tek e fundit, ekziston në përgjegjësi publike të personave që të jenë të përgjegjshëm para Kuvendit të Kosovës, e në këtë rast Qeveria e ministrat”, tha Konjufca.

Ai foli edhe për mosvotimin e marrëveshjeve nga ana e opozitës, derisa theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë gjithmonë pro votimit të këtyre marrëveshjeve.

“Por, kjo qenë e keni dëgjuar edhe vetë një pozicionim politik i qeverisë së Kosovës e cila nuk është brenda rregullave të Kuvendit. Edhe këtë e ka ndërlidh me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtaree. Por, unë i përgëzoj edhe njëherë marrëveshjen, njëfarë lloj marrëveshje që është arritur në mes grupeve të mazhorancës. Lidhjen Demokratike nuk po e shti në këtë, sepse Lidhja Demokratike gjithmonë ka qenë sa i përket votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare… por Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Tash varet krejt prej mobilizimit të deputetëve dhe përgjegjësisë që ata të vijnë këtu, nëse këto tri grupe parlamentare i kanë deputetët e tyre, atëherë unë mendoj që Kuvendi mund t’I kalojë këtoi marrëveshje ndërkombëtare”, tha kryeparlamentari.