Keni fryrje apo yndyrë në bark? Do ta kuptoni shumë lehtë se për çfarë bëhet fjalë

Surfimi nëpër detin e informacionit të internetit në lidhje me dhjamin dhe fryrjen e barkut mund të jetë i ndërlikuar dhe mund të zbuloni lehtësisht se për çfarë bëhet fjalë.

Pra, si mund ta dalloni ndryshimin midis këtyre problemeve të zakonshme dhe të bezdisshme të barkut? Destini Moody, dietologe e regjistruar, zbulon mençurinë për t’ju ndihmuar të përcaktoni nëse keni dhjamë ose fryrje në bark.

Dhjami i barkut është shpesh rezultat i faktorëve të ndryshëm, si dieta, gjenetika dhe mënyra e jetesës. Sipas ‘National Heart, Lung, and Blood Institute’ (Institutit Kombëtar të Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut në SHBA), dhjami i tepërt i barkut rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

Në të kundërt, fryrja është një gjendje e përkohshme dhe shpesh e pakëndshme e shkaktuar nga akumulimi i gazit ose lëngjeve në sistemin tretës. Mund ta bëjë barkun të fryrë, të tendosur dhe të pakëndshëm, por kjo zakonisht nuk është një shqetësim afatgjatë.

Barku po ju rritet sepse po përtypni gabimisht! Tri gjëra janë shpëtimtare për zorrët – kurse njëra heq kilogramët

Në artikullin e Eat This, Not That! është treguar dallimin midis dhjamit në bark dhe fryrjes për t’ju ndihmuar ta identifikoni secilën gjendje, të kuptoni shkaqet e mundshme të tyre dhe të zbuloni këshilla praktike për t’u marrë me to.

Për ta bërë dallimin midis fryrjes dhe yndyrës së barkut, Moody sugjeron t’i kushtoni vëmendje mënyrës sesi “sillet” barku juaj gjatë ditës. Nëse barku juaj zgjerohet dhe tkurret, ka të ngjarë të jetë fryrje, shpesh e shkaktuar nga mbajtja e gazit ose lëngjeve. Anasjelltas, një fryrje e vazhdueshme mund të tregojë dhjamin e barkut, i cili tenton të jetë më i fortë.

“Nëse keni shtuar më shumë se dy kilogramë në 48 orë ose më pak, me siguri jeni të fryrë. Trupit i duhet pak kohë për të regjistruar kaloritë shtesë të mjaftueshme për t’i ruajtur ato si yndyrë në bark, ndërsa duhet më shumë se një ditë për formimin e këtyre indeve. Nëse kohët e fundit keni marrë një suplement të ri si kreatina, keni ngrënë një vakt shumë të pasur me natrium ose keni qenë në një fluturim të gjatë, keni përjetuar disa ndryshime të lëngjeve që mund të rezultojnë në fryrje mjaft të konsiderueshme për t’u dukur si yndyrë”, është shprehur dietologia. /Telegrafi/