Jasir Asani, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake UP”. Futbollisti nuk mundi t’i shpëtonte dot pyetjeve për jetën personale.
Moderatorja Enxhi Nasufi e pyeti troç kur do të kemi një dasmë prej tij dhe Asani u shpreh se është gati, por ka vendosur të presë edhe pak.
“Jam gati për martesë. Duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak”, tha Asani, por pa bërë të ditur kush është vajza që i ka vjedhur zemrën.