Blerim Berila është njeri nga punësimet e fundit të Komunës së Drenasit, zbulon portali rajoni.org.
Së konkurset bëhen sa për sy e faqe në Drenas dhe së i punësuari dihet ende pa u shpallur vendi i punës e dëshmon edhe vendimi për punësimin e Blerim Berilës si inspektor në këtë qytet.
Vendimi për punësimin e tij është marrë më [v.j. 9 nëntor 2023 ] nga Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, dikaster ky që merret me konkurset publike në Drenas.
Blerimi do të punoj tani si inspektor i mbrojtjes së mjedisit, pozite nga e cila do të marrë pjesë në komisionet për hartimet e planeve të PLMV-së dhe Rregullore Komunale, do ta beje shqyrtimin e kërkesave të banorëve nga lëmia e mjedisit rreth ndotjes, do të inspektoj ujërat e zeza (kanalizimeve) sipas kërkesave dhe detyrës zyrtare, do të inspektoj gurëthyesit dhe shfrytëzimin ilegal të zhavorit….
Edhe pse u pranua para dy javesh, mirëpo si duket Berila në këtë drejtori, këmbët i kishtë futur sëpaku 5 muaj para së të hapej konkursi, gjë që e dëshmojnë dhe fotografitë e mëposhtëm.