Dreshaj: Me punësu një konsulent 7.500 euro dhe në Gjermaninë e multi-miliardave do përbënte skandal

Ish-deputeti dhe ish-zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka kërkuar shkarkimin e Donika Gërvallës pas raportimin ekskluziv të Periskopit për rastin e të emëruarit Gani Jakup nga MPJ-ja me rrogë 7.500 euro.

Biznesmeni i njohur dhe njeriu i afërt me politiken gjermane ka thënë se është toleruar mjaft kryediplomatja dhe se diplomacia ndodhet “në fund të pusit”.

“Diplomacia kosovare është në krizë të madhe dhe dikush ka ardhur koha të jap përgjegjësi? Donika Gërvalla është strukur diku dhe nuk po shihet, në kohën kur zëri i saj duhet të kumbonte çdo ditë dhe kudo. Mendoj se është toleruar mjaft kjo kryediplomate e heshtur.

Asnjë njohje, pak lobim, asnjë anëtarësim dhe plot kontrata të dyshimta të qirave për konsulatat tona diplomatike. Për punët e dobta së fundit MPJ paska punësuar një konsulent me pagë 7500 euro në muaj! Kjo shifër edhe në Gjermaninë e multi-miliardave do përbënte skandal.

Kryeministër Kurti mos hesht, mos lejo që për fajin e individit të pësoi shteti. Zonja Gërvalla është e rrethuar nga joprofesionistë dhe mendësia e saj na ka bindur se nuk ka seriozitet pune. Prandaj duhet të shkarkohet sa më parë, aq më mirë”, shkruan Dreshaj nē reagim.