Çfarë bëjnë para një ndeshje? Jasir Asani si asnjëherë, tregon me kë futbollist ndan dhomën

Futbollisti i njohur, Jasir Asani, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku tregoi shumë detaje nga karriera e tij si dhe jeta personale.

I pyetur gjatë intervistës së me kë nga futbollistët e Kombëtares ka më shumë shoqëri, Asani shprehet se Seferin e ka shok që në vitin 2011 dhe me Ramadanin që e ka njohur që kur luante te Partizani.

“Unë jam me Seferin që në 2011. Kemi qenë bashkë në Kombëtaren e Maqedonisë, me moshat e Maqedonisë. Edhe Ramadanin e kam njohur te Partizani. Kur iku Ramadani erdha unë, aty kemi filluar bisedimet”, tha ai.

Ndërsa kur Blendi Salaj e pyeti se kur udhëtojnë dhe qëndrojnë në hotel a janë me shokë dhome, ai tha ‘po’.

“Zakonisht rri me Seferin”, tha Asani, i cili më pas shtoi se edhe mund të ndryshojë.

I pyetur nëse Seferi gërhet, Jasiri duke qeshur shprehet:

“Kush gërhet e nxjerr jashtë. Bëj gjithë atë rrugë e të gërhasë tjetri”.

Nga ana tjetër, i pyetur se çfarë bëjnë para një ndeshje futbolli, apo si frymëzohen, Asani shprehet:

“Në mëngjes jemi të gjithë të fokusuar dhe fokusohemi në çdo gjë sepse është e vështirë të fitosh, të jesh vetëm ti apo të mendosh që do luash vetëm për vetën. Mund t’ja dalësh për një ndeshje por jo gjithmonë, grupi është suksesi në një ndeshje, mund të jesh Mesi apo Ronaldo, po të jesh vetëm do kesh një herë sukses, por jo gjithmonë”.