Zbulimi i akullnajave të kripe në Mërkur ka shtyrë Shkencëtarët të mendojnë se aty mund të ketë forma të jetës. Madje edhe pse shumë më pranë diellit mjediset mund të jenë të ngjashme me zonat ekstreme në Tokë ku lulëzon jeta e mikrogjallesave
Në planëtin më të vogël dhe më të afërt me diellin mund të ekzistojnë akullnaja kripe. Ky është zbulimi i fundit nga shkencëtarët që sipas tyre tregon se edhe kushtet më ekstreme në sistemin e brendshëm diellor mund të përkojnë me ato në planetin tonë.
Shkencëtarët e Institutit të Shkencës Planetare mendojnë se aty mund të jenë krijuar kushtet e duhura për të jetuar.
“Elementët specifikë të kripës në Tokë formojnë habitate të banueshme në disa prej mjediseve më të ashpra si shkretëtira Atakama në Kili.
Kjo na bën të mendojmë për mundësinë e zonave nën sipërfaqen e Mërkurit që mund të jenë më të banueshme se sa sipërfaqja”.
Vendndodhjet e identifikuara nga ekipi kanë rëndësi thelbësore sepse tregojnë pikat më të ashpra të
peizazheve të pafundme të planetëve. Gjithashtu kjo mund të tregojë se sistemi diellor mund të ketë habitate në thellësi specifike që kanë kushtet e përshtatshme ku mund të zhvillohet jeta.
Një tjetër studim i fundit ka zbuluar se Plutoni ka akullnaja nitrogjeni. Edhe pse ndodhet në skajin tjetër të sistemit diellor dhe kjo tregon se akullnajat shtrihen nga cepi më i nxehtë drejt kufirit të jashtëm.