Pas disa kohësh pauzë nga intervistat televizive, Efi Dhedhes ka vendosur të bëhej pjesë e programit “Më lër të flas” nga binjakët Veshaj.
Pyetjet që nuk ka munguar kurrë në intervistat e saj, janë pyetjet lidhur me Kiarën dhe Luizin, e kështu ndodhi edhe këtë herë.
Efi u ngacmua paksa përsa i përket lajmeve të shumta që kanë qarkulluar për shtatëzaninë e Kiarës.
“A e urove Kiarën për shtatzaninë? Ishe tek festa e ‘gender reveal‘?”- u pyet Efi, ndërsa ajo u përgjigj se nuk e di ende nëse është e vërtetë, por në momentin që do e marrë vesh do ta urojë me gjithë zemër, pasi i bëhet shumë qejfi për ta.
Më pas, Efi u pyet nëse është përpjekur të rregullojë marrëdhënien me çifti, mirëpo ajo e preu shkurt duke thënë se nuk dëshiron të flasë më për këtë temë.