Mjekët kanë mbetur të hutuar pasi gjetën një mizë brenda zorrëve të një njeriu gjatë një kolonoskopie, plotësisht të paprekur dhe të gjallë.
Pacienti, i cili ishte 63 vjeç, kishte shkuar për një kontroll rutinë të kancerit të zorrës së trashë në Missouri, SHBA, këtë vit.
I vendosën një kamerë brenda zorrëve për kolonoskopinë dhe procedura po shkonte normalisht derisa arritën në kolonin transversal, i cili është në majë të zorrës së trashë. Pikërisht aty mjekët panë një mizën dhe shprehen se është një ‘mister’ se si ajo përfundoi atje.
Mjekët, nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Misurit, botuan në American Journal of Gastroenterology: Ky rast përfaqëson një gjetje shumë të rrallë kolonoskopike. Është një mister se si miza e paprekur gjeti rrugën e saj drejt zorrës së trashë. Pacienti tha se nuk kishte simptoma dhe nuk e kishte idenë se si insekti hyri në trupin e tij.
Ai tha se kishte konsumuar vetëm lëngje një ditë para procedurës për të zbrazur traktin tretës, siç i kërkuan të bënte.
Mbrëmjen para agjërimit të tij 24-orësh, ai tha se hëngri një vakt me pica dhe marule, por nuk mban mend të ketë qenë një mizë në ushqimin e tij. Është njohur në raste të rralla që mizat dhe larvat e tyre të infektojnë zorrët e njeriut në një gjendje të quajtur miazë intestinale.
Rrallëherë, vezët mund t’i mbijetojnë acidit të stomakut dhe të çelin, pastaj të rriten brenda trupit. Ky fenomen më parë ka qenë i lidhur me bananet e kalbura.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se disa pacientë nuk vuajnë nga simptoma, por të tjerët kanë dhimbje barku, të vjella dhe diarre.
Myiasis mendohet të jetë më e zakonshme gjatë muajve të ngrohtë midis prillit dhe shtatorit, kur mizat shihen më shpesh. Një zëdhënës i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Misurit nuk pranoi të komentojë më tej.
Top Channel