“Harrojeni” – Blerim Latifi: Në rast agresioni s’ka me luftu kurrkush për neve, as amerikanët e as britanikët

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka thënë në “Pressing” të T7 se në rast të ndonjë agresioni të Serbisë në Kosovë nuk do të luftojë askush nga të huajt për Kosovën.

Thotë se këtë nuk do ta bëjnë më as amerikanët e as anglezet, pasi ai thotë nuk kemi qenë të vetëdijshëm sa e rëndësishme është siguria.

Lexo Edhe:

”Unë i kam dyshimet e mia, qofsha i gabuar. Në një agresioni nuk ka me luftu kërkush për neve, hiç. As amerikanët as anglezët, hiç kërkush”.

”As nuk kanë me bombardu Serbinë, as nuk kanë me luftu Serbinë. Duke e luftu cila është e vërteta kthjellesh. Është iluzion i madh që ne e kemi ushqyer me vite. Edhe jemi lazdru, s’jemi të vetëdijshëm që gjëja më e rëndësishme është siguria”, ka thënë Latifi.

Më tutje Latifi ka deklaruar se “për 20 vjet  s’kemi lë gjë pa i thënë UÇK-së”.

Sipas tij, vetëm armatimi nuk mjafton për luftë, duhet edhe patriotizmi njëkohësisht për ta mbrojtur vendin. /Gazeta Express