Publicistja e njohur, Kimete Berisha, përmes një postimi në Facebook ka shkruar për lajmin ekskluziv të Periskopit ku zbuloi pagën e një këshilltari që paguhet nga ministria e udhëhequr nga Donika Gërvalla, hiç më pak se 7.500 euro.
Berisha, shkrimin e saj e ka nisur me “Këshilltari i Dubait, duke iu referuar kështu, Gani Jakupit.
“Këshilltari i Dubait! Gani Jakupi, pa fajin e tij, trajtohet nga qeveria e Kurtit si ‘eskortë’, dhe nuk dihet kush dhe pse u dashurua kaq thellë në të që ia jep atij një kerr pare në muaj, për pikë qejfi. E meqenëse dashuri të pavdekshme s’ka, në të gjitha rastet bëhet fjalë për paret që ndahen…
Ai që i merr i ndan me ata që ia japin. Do kapuça i kish Ganiu, si piktor duket, por piktura s’ka. Gani Jakupi është për shembull, si Sislej, konsiderohet artisti më i madh, pa qenë hiç artist. Këta janë njerëzit më me fat në botë që quhen artistë, pa qenë”, ka shkruar ndër të tjera, Kimete Berisha.
Më poshtë keni postimin e saj të plotë [pa ndërhyrje]:
Këshilltari i Dubait!
1. Gani Jakupi, pa fajin e tij, trajtohet nga qeveria e Kurtit si ‘eskortë’, dhe nuk dihet kush dhe pse u dashurua kaq thellë në të që ia jep atij një kerr pare në muaj, për pikë qejfi.
E meqenëse dashuri të pavdekshme s’ka, në të gjitha rastet bëhet fjalë për paret që ndahen…
Ai që i merr i ndan me ata që ia japin.
Do kapuça i kish Ganiu, si piktor duket, por piktura s’ka.
Gani Jakupi është për shembull, si Sislej, konsiderohet artisti më i madh, pa qenë hiç artist.
Këta janë njerëzit më me fat në botë që quhen artistë, pa qenë.
Edhe në poezi ndodh i njëjti ‘fenomen’, 99.9 për qind e ‘poetëve’ shqiptarë nuk janë poet.
Një ‘poet’ i njohur e ka pas shkruar librin ‘Kush i bie fyellit’ dhe ende askush nuk i ka dhënë përgjigje…!
– Pse askush s’i tregon njeriut se kush i bie fyellit!
2. Ne si popull gjithmonë kemi pasur probleme me vjedhjet shpirtërore.
Vjedhja e parë artistike (plagjiati) u shënua me rastin kur një grua nga Miradija e Poshtme ia vjedhi yrrnekun e xhemperit (bashkë me kërrabza) gruas nga Miradijia e Epërme.
– Për shembull, kërrsh kanë pas dasht m’u bë do ‘artistë’ lidhur me autorësinë e vargut të këngës: ‘O Loptë e mia o, ma t’mirat n’katun’.
– Jo unë i pari e kam shkruar poezinë për lopën më të bukur;
– jo valla unë i pari e kam krijuar lopën ideale.
3. Unë e kam pas lexuar në gazetë komplet tekstin tim të vjedhur nga një mësues, që e lexonte (si të vetin) në një varrim dikund në një katund (s’dua ta përmend, me t’hallall).
Isha shumë e re, dhe u pata ndjerë shumë çuditshëm.
Ta kish lexuar në zijafet, hajde de…por në varrim…u pata ftoh prej jetës se atëbotë isha duke e lexuar edhe romanin ‘Pse’!
4. Edhe para disa ditëve e kam
lexuar pjesë-pjesë tekstin tim në postimin e një mësuesje.
Nuk më kish kursuer:
Ma kish vjedhur komplet mërzinë, hijeshinë, vetminë, m’i kish vjedhur shokët e vdekur, ma kish vjedhur nanën, ma kish vjedhur edhe varfërinë.
Desha të çartem, por heshta .
Se, nuk besoj në drejtësi dhe nuk besoj në vjedhjet shpirtërore.
Është një idiomë palidhje, e poshtër por qetësuese e shqiptarëve: ‘Past ku me marrë e mos past ku me çu’!
5. E Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk ka pranuar ta shoh draftin e Asociacionit.
– Paramendoje, ka refuzuar ta shoh të vërtetën.
– Paramendoje, për inat të Albinit, nuk i ka interesuar çfarë mund të ndodh me Kosovën.
– Paramendoje, para syve e ka pasur drafin e Asociacionit dhe ka refuzuar ta shoh, kaq naiv i madh është.
6. Edhe Vjosa tha se po i duket dykuptimësi drafti i Asociacionit.
E ka ndërtuar edhe një shtëpi në Australi, dhe shtëpia e saj e ka vetém një kuptimi: nuk sheh të ardhme në Kosovë!
7. Qeveria është e Kurtit, por administrata nuk është.
Të gjitha zyret e prokurimit, të gjitha pozitat udhëheqëse janë në duar të mafisë politike dhe të bandave kriminale.
Prandaj….kur bëhen buburrecët bashkë e shkatërrojnë një civilizim.
P.S. Letër e vajzës nga Rahoveci me kodin ‘Prej këtu e deri në amshim’!
– Ai: Shume po ndreqesh, veshu ma thjesht!
– Une: Ok.
Some time later…
– Ai: A je gati?
– Une: Po
– Ai: Kshtu po vjen a? Ski dicka ma mire?
(Do të fryj një tjetër erë;
hajt se n’vjeshtë hajt se n’pranverë)!