Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar se do ta mposht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Unë pretendoj pozitën e kryeministrit,…
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar se do ta mposht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Unë pretendoj pozitën e kryeministrit, nuk e pretendoj pozitën e presidentit. Prandaj s’bëj program presidencial por bëj program qeveritar. Sa i përket çështjes së votave mos keni asnjë dyshim, këto vota janë brenda LDK-së tashmë e dy vite”, ka thënë Abdixhiku në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.
“Jam i lumtur me matjet e brendshme që i kemi tani, jashtëzakonisht i lumtur, sidomos në qendrat urbane dhe në qytete të mëdha”, ka thënë tutje kreu i LDK-së, duke shtuar se këto matje janë mbi 50 për qindëshin e qeverisë Kurti.
Abdixhiku është shprehur se qytetarët e Republikës së Kosovës tashmë janë të lodhur prej gjuhëve të tilla politike.
“Qytetarët janë të lodhur prej gjuhëve të tilla, nuk dhezin më. 3 vjet të Qeverisë janë, pak a shumë ky kryeministër ka Qeveri më shumë se gjithë historia e LDK-së në kabinet qeveritar”, ka shtuar Abdixhiku.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në zgjedhjet e kaluara parlamentare, kishte 13.4 për qind të votave, duke u radhitur pas PDK-së e cila kishte marrë 17.5 për qind të votave.