Analisti i njohur, Dibran Hoxha, ka reaguar pas artikullit ekskluziv të Periskopit lidhur me angazhimin e një këshilltari nga Ministria e Jashtme dhe i cili paguhet 7 mijë e 500 euro në muaj.
Hoxha thotë se para dy javësh, kryeministri Kurti na tha se ‘Kosova është shtet i varfër’ ndërkaq pas dy javësh, del informacioni që një këshilltar paguhet me 7500 euro pagë mujore.
Postimi i plotë i Hoxhës, përcjell Periskopi:
Para 2 jave, Albin Kurti: Kosova eshte shtet i varfer.
Mas 2 jave, del informacioni se Donika Gervalla ka angazhu nje keshilltar me rroge mujore 7500 Euro.