Aplikoi vazhdimisht në konkurse, Mimoza Kastrati “detyrohet” ta braktisë Kosovën

Mimoza Kastrati është njëra nga shumë rë rinjë që kanë ikur kohëve të fundit nga Kosova.

Ajo në një lidhje direkte në emisionin “Raport”, ka treguar se tani ka shkuar në Gjermani dhe se vendimi i saj për të ikur nga vendlindja ka ardhur për shkak të gjendjes politike.

“Unë kam bërë aplikime për mësimdhënëse në Malishevë, Fushë-Kosovë, Drenas, Klinë por gjithqka ka qenë e kotë”, tha Kastrati.

Ajo tutje tha që punën që sot e ka gjetur në Gjermani nuk është në profesionin e saj por që me kalimin e kohës beson që do të arrij që të punësohet në profesionin e saj.

Kastrati ka rrëfyer që tash e tri vite është duke aplikuar për punë dhe nuk e kanë pranuar.