Pas ‘turpërimit’: Zyra e Lladrovcit thotë së do të rinovohen banjot më të ‘flliqta në Kosovë’

Gazetari Burim Pacolli në një storie të tij dyshontë se kishte gjetur një lider të ri në Kosovë në garën për banjon më të flliqtë në Kosovë, ajo behej fjale për banjot që gjenden në stacionin e autobusave në Drenas, raporton rajoni.org.

Pas turpërimit publik dhe demaskimit që ju be pushtetit të Drenasit, kjo komunë ka dalur me një njoftim në rrjetin social “facebook”.

 

Pa dhënë ndonjë afat apo datë, zyra e Ramiz Lladrovcit ka thënë së në fazën e dytë do të rregullohen banjot.

“Në fazën e dytë, do të përfshihet rregullimi komplet i Stacionit të Autobusëve, me tualete dhe hapësirat tjera në funksion të qytetarëve”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar me datën 17 tetor të vitit 2023.