ELHANA – HAFIZJA E RE 15 VJEÇARE
Falënderimet më të mëdha i takojnë Allahut për begatinë e udhëzimit që na dhuroi në jetë.
Sot ishte një ditë fascinuese e gërshetuar paralel me mërzi e gëzim , edhe një ditë dëshmie se te njeriu nuk mungon fuqia, po vullneti.
Mërzi se na heshtin arsyet në mosarritjet tona, e gëzim se këtij ummeti ju shtua edhe një kokë e mençur që brenda vetes bartë fjalën më të bukur.
Në lagjen e seravës në mektebin Lexo kultivohet e rritet dija më e mirë njerzore
KURANI
e që është gati se e gjitha ajo që ëndërron një shpirtbardhë e udhëzuar që në rininë e saj 15 vjeqare bëri krenarë prindërit, familjen po edhe gjithë shoqerinë.
Vajza e cila na vjen nga Struga, në periudhë kohore të tre viteve, mbaroi hivzin te mësuesja e palodhshme Zulejha Asllani së bashku me krahun e sajë të djathtë dr Dashurie Neziri Allahu ju dashtë.
Nuk është e vetmja që mësoi hivzin, ka pasur dhe do të ket në vazhdim edhe tjera por, ajo qe më mahnit është se vajza është e verbër pa sy, po me fuqi tbashkuara prind, gjyshër, mësuese qenka e mundur edhe kjo.
Edhe nje dëshmi per fjalën e Allahut ku thotë: nuk verbërohen sytë e ballit, po sytë e asaj që bajnë krahrorët – zemrat.
Sa me sy të ballit ecin në errësirë gjatë gjithë jetës edhe llogariten të gjallë, e sa pa sy ecin me dritën e imanit brenda krahrorëve edhe pas vdekjes jetojnë në mesin shoqëror.
Nuk më ngel tjetër pos ta lus Allahun ta pranoj këtë vepeër madhështore e ta peshon rënd në mijzan për nxënësen, mësueset dhe familjen që ishin krahu ku zonjusha Elhana mbështetej.
Ta lexojmë e mesojmë fjalën e Allahut përpara se të na verbërohen zemrat në krahrorë .
Hfz.mr Jasemin Shabani