Kombëtarja e Shqipërisë pasi arriti të siguronte biletën për EURO2024, nesër luan ndeshjen e fundit të kaulifikimeve për Kampionatin Evropian.
Kuqezinjët do të jenë nikoqire e Ishujve Faroe, me ndeshjen e cila zhvillohet në stadiumin ”AIR Albania” në Tiranë, më fillim nga ora 20:45.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar tifozët që kanë siguruar biletë se hyrja në stadium do të nis nga ora 17:45.
Njoftimi i plotë:
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e ditës së nesërme Shqipëri – Ishujt Faroe, (20 nëntor, ora 20:45), e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” mbi orarin e hyrjes në stadiumin “Air Albania”.
Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë, në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë.
Federata Shqiptare e Futbollit ju falënderon për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme.