Politikania serbe, Milica Gjurgjevic, ka qëndruar për një vizitë në Gjermani ku edhe ka takuar kreun e partisë së ekstremit të djathtë “AFD”, Tino Chrupalla.
Gjurgjevic në përpejken e saj dëshpëruese për të joshur disa votues më shumë në Serbi duke shfrytëzuan Kosovën, ka publikuar një fotografi ku bashkë me politikanin ekstremist gjerman mbajnë një bluzë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”
“Sot në Berlin në Bundestag pata takim me kryetarin e Alternativës për Gjermaninë, Tino Chrupalla. AFD është opsioni udhëheqës sovranist dhe shtetndërtues në Gjermani”, ka shkruar ajo.
Ky veprim i saj vjen në prag të zgjedhjeve në Serbi.
Gjermania është prej shteteve të para që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka vulosur ligjshmërinë e aktit të shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe demokratik më 22 korrik 2010./Express/