Linda Halimi ka qenë shumë e komentuar ditët e fundit për akuzat e saj ndaj Bleros dhe Ledrit. Për Bleron, Linda tha se ka insistuar t’i futet në dhomën e hotelit ndërsa Ledri i ka shkruar në Snapchat.
Linda ka vazhduar me deklaratat e saj dhe ka treguar se i kanë shkruar shumë këngëtarë dhe reperë.
Gjatë darkës së banorëve të nominuar Linda është shprehur: “Nuk gënjej. Ne jemi në industrinë e seksit. Muzika është industri e seksit. Dalim në videoklipe provokojmë, bëjmë gjeste të tepruara. Është normale të të shkruajnë edhe këngëtarë, edhe repera, të martuar e të pamartuar. Për mua martesa është e shenjtë, por shumë nuk e respektojnë”.